“ Së shpejti ata do të pushojnë së pikturuari kujdesin, së dhënuri Themisit peshore e shirit”[1]  Kështu Nicolas Boileau[2] përmendtte Hyjneshën e drejtësisë dhe simbolet e saj në veprën e tij. Etimologjikisht “themis” do te thote “ligji hyjnor”. Themis, hyjnesha e drejtësise në mitologjinë greke, emri romak i së cilës ishte Justicia është alegoria e Drejtësise dhe shpesh prezantohet në formën e një femre me sytë e lidhur me  shirit, që mban një peshore në dorën e majtë, një shpatë të shkurtër në dorën e djathtë, dhe gjurin e përthyer të zbuluar. Simbole te tjera si dora e drejtësise dhe tabelat e ligjit ekzistojnë por nuk janë te lidhura në mënyrë direkte me mitin e Themis-it. Aktualisht per sistemin shqiptar te drejtësise, rifreskimi i këtyre simboleve paraqitet si nevojë per respektimin metaforik të tyre. Atributet direkte apo indirekte të Themisit jane simbolet e drejtësise por cfarë perfaqësojnë ato?

  1. Atributet direkte të Themisit

Peshorja – Peshorja është referencë e idealit të barazisë dhe ekuitetit. Ajo proklamon idenë e  ekuilibrit, masës dhe harmonisë. Peshorja përfaqëson  marrjen parasysh të argumenteve të secilës prej palëve, argumente të cilat ‘peshohen’, por njëkohëshisht edhe dëshirën për të arritur në një zgjidhje relativisht të ekuilibruar të konfliktit. Peshorja është metaforë e punës së gjykatësit pas dëgjimit të palëve dhe para marrjes së vendimit. Kështu, nëse vendimet e Drejtësisë ishin në mënyrë alegorike stabel mbi peshore ato konsideroheshin automatikisht si të drejta.                                                              Mbi mekanizmin e ‘peshores’ është ndërtuar vetë simboli përgjatë historisë. Kështu në Egjiptin e lashtë peshorja ishte instrumenti i peshimit të shpirtrave pas vdekjes për të zbuluar pastërtinë e tyre dhe eventualisht për të fituar përjetësinë.[3] 

155353328

Shpata e vogel– Shpata e vogel, perfaqeson mjetin qe ben te mundur aplikimin e drejtesise.  Ajo eshte simbol I pushtetit qe kujton se drejtesia nuk eshte asgje pa forcen qe lejon respektimin e saj. Te gjykohet nuk do te thote vetem ‘te peshohen’ argumentet e paleve por edhe te sankionohet ne rast mosrespektimi te drejtesise. Percaktimi I asaj cfare eshte e drejte nuk eshte vetem ceshtje e vleresimit intelektual, por implikon mbi te gjitha nje vendim perfundimtar te ekzekutueshem qe I jep zgjidhje definitive nje konflikti mes interesave divergjente. Shpata paraqitet keshtu si binom I peshores. Ajo lejon aplikimin e vendimeve te peshuara. Fuqia per te gjykuar konsition jo vetem ne ekzaminimin dhe peshim (te argumentave) por edhe ne zgjidhje dhe sanksionim.

epee_symboles_justice

Shiriti qe mbulon syte– Shiriti qe mbulon syte[4] e Themis-it perfaqesohet nga nje cope e holle linohi dhe simbolizon paanshmerine. Drejtesia duhet te jepet ne menyre objektive pa favore dhe pa mbajtur anen e asnjeres pale pavaresisht fuqise apo dobesise se paleve apo te akuzuarve. “Verberia” eshte menyra me e mire per te garantuar paanshmerine. Ne nje tjeter kuptim drejtesia me sy te mbuluar nuk mund te shohe personat qe prezantohen para saj.  Drejtesia e verber ndaj realitetit social dhe aspak e shqetesuar per situatat personale te te pandehurve e paleve bjen ne kundershtim me principin e ekuitetit.[5] Keshtu ky princip do te beje te mundur vetem perkohesisht heqjen e shiritit nga syte ne menyre qe drejtesia te shohe qarte personat te cileve ju adresohen rregullat e se drejtes dhe te veproje me pas.

 

download

Gjuri i zbuluar i perthyer– Gjuri i zbuluar i perthyer simbolizon perdellimin, meshiren sepse Drejtesia mbahet si receptive ndaj fatkeqesise njerezore. Gjuri simbolizon meshiren e te fuqishmit. Shpesh ishte e zakonit qe personi qe kerkonte meshire perqafonte gjurin e te fuqishmit. Gjuri eshte shenje e pushtetit sepse konsiderohej si qendra e ekuilibrit te njeriut e stabilitetit te tij dhe kjo perbente forcen. Nese mbahet drejte perfaqeson kurajon, nese eshte i perthyer eshte shenje peruljeje. Ne kete kuptim gjuti I perthyer eshte simbol i madheshtise.

Les_symboles_de_la_Justices_m

2. Atributet indirekte te Themis-it

Tabelat e Ligjit– Tabelat e Ligjit[6] shoqerojne idene se ligji vinte nga Zoti. Simboli gjendent follimishte ne Biblen hebraike ku pershkruhen si tabela ne gur mbi te cilat Zoti la gdhendur Dhjete Komandimet te dorezuara Moisit. Tabelat konsiderohen si embleme e nje pakti hyjnor mes Zotit dhe popullit te tij. Keshtu, qe prej antikitetit nocionet e perafrimit njerezor dhe hyjnor jan te lidhura pazhjidhshmerisht me keto tabela.

Tables_Loi_Anges_1_GC.JPG

Dora e drejtesise– Dora e drejtesise[7] tregon se mbreti ihste burim i drejtesise. Ne France, deri ne vitin 1792 perfaqesonte emblements e pushtetit gjyqesor te mbreterve qe jepej nga Zoti. Me kete fuqi, sovrani mund te kryesoje cfaredo procesi ne brendesi te mbreterise dhe te merrte ai vete vendimin qe ishte I ekzekutueshem menjehere pa diskutim dhe mudnesi apelimi. Duke filluar nga shekulli XVIII dora e drejtesise u impozua si simbol I pandashem I pushtetit mbreteror. Mbreti perfaqesohet nga gishti I madh. Arsyeja perfaqesohet nga gishti tregues dhe gishti I trete perfaqesonte bamiresine dhe gishtat e mbetur perfaqesonin besimin katolik.

mainjusticepetit.jpg

Gjarpri- Gjarpri ne disa raste shfaqet i varur ne nje cengel ose rrethon nje pasqyre. Gjarpri simbolizon kujdesin dhe urtesine.

depositphotos_53721441-stock-photo-themis-goddess-or-lady-justice

Tabelat e ligjit dhe dora e drejtesise dhe gjarpri mbeten sidoqofte simbole indirekte te drejtesise, jo te lidhura ne menyre te dukshme me alegorine e Themis-it dhe te pazakonta per shume vende europiane.

[1] Bientôt ils défendront de peindre la Prudence,

De donner à Thémis ni bandeau ni balance,

[2] Poet perkthyes dhe kritik letrat francez I shek XVII

[3] Jan Assmann, Mort et au-delà dans l’Égypte ancienne, Monaco, Éditions du Rocher, 2001 p. 117-118.

[4] Monedhat e para te shtypura ne Romen antike shfaqin hyjneshen e Drejtesise romake Justicia me nje peshore ne njeren dore shpaten ne tjetren dhe per te paren here, syte e mbuluar.

[5] Equity ne common law

[6] Tabelat e ligjit si simbol jane perdorur si ornamente per |Gjykaten e kasacionit ne France, ne dhomen e keshillit, sallen e audiencave

[7] Gjate ceremonive te shenjta, vihej ne doren e djathte te sovranit nje specter dhe ne doren e majte dora e drejtesise.